Treshja e gjyqtareve femra ndajnë drejtësi në ndeshjen kampionale 

Futboll

Treshja e gjyqtareve femra ndajnë drejtësi në ndeshjen kampionale 

Më: 4 prill 2021 Në ora: 14:04
Treshja e gjyqtareve femra ndajnë drejtësi në ndeshjen kampionale 

LRF në Prizren, Kryetari Mirsad Çollaku dhe Komisioni për Avancimin e Gjyqtarëve urojnë vajzat që me sukses kanë referuar një ndeshje kampionale.

LRF në Prizren ofron mundësi të mira dhe të barabarta për të gjithë gjyqtarët e rinj të cilët dëshirojnë të avancohen në profesionin e gjyqtarit.

"Është kënaqësi e veçantë kur shohim vajzat të reja të përkushtuar për të qenë gjyqtare të futbollit. Si regjion do të ju japim vazhdimisht hapësirë të gjithë vajzave të interesuara për të qenë gjyqtare të së ardhmes. 

Sot kemi dhënë shembullin më të mirë duke ju dhënë mundësi vajzave që me sukses ta drejtojnë një ndeshje kampionale. Si anëtar i Komitetit Ekzekutiv pranë FFK-së por edhe si Kryetar i regjionit të Prizrenit vazhdimisht do ti përkrahim dhe motivojmë gjyqtaret femra." ka thënë ndër tjera Kryetari i LRF-së në Prizren, Mirsad Çollaku.

"Komisioni për avancimin e gjytarëve ka bërë një punë të mrekullueshme duke punuar shumë me gjyqtarët e rinj, veçanërisht me femra.

Janë mbajtur shumë seminare dhe punë praktike për ti përgatitur këta gjyqtarë, prandaj sot edhe i është besuar ndarja e drejtësisë këtyre vajzave" - u shpreh Afrim Morina, Kryetar i Komisionit për Avancimin e Gjyqtarëve.

LRF në Prizren, Artës, Diellzës, Rinesës dhe gjithë vajzave tjera gjyqtare, ju dëshiron shumë suksese dhe i motivon të punojnë shumë që nesër ti shohim edhe në arenat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat