Ferizaj heq dorë nga bojkoti, luan ndeshjen 

Futboll

Ferizaj heq dorë nga bojkoti, luan ndeshjen 

Nga: K.G. Më: 4 prill 2021 Në ora: 14:29
Ferizaj heq dorë nga bojkoti, luan ndeshjen 

Klubi i futbollit Ferizaj, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, grupi B, heq dorë nga bojkoti dhe vendos të luan ndeshjen me Kikën. Një veprim i mirë i djelmoshave.

“FC Ferizaj- KF Kika zhvillohet ne ora 15:00.

Pas shumë përpjekjeve, dhe pas shumë tentimeve tona lojtarët vendosën sot që të dalin në fushë dhe të japin maksimumin për Ujqit dhe gjithë qytetin.

Edhe pse pa mbështetje, pa askënd mbrapa ata vendosën që para vetes të tyre të qesin interesat e qytetit dhe të japin edhe atomin e fundit për ngjyrat bardhë e kaltërt e për tifozët e tyre besnik.

Këta lojtarë dhe të gjithë ata individ që japin qdo gjë nga vetja për të përfaqësuar qytetin në mënyrën më të mirë do të na kenë mbrapa gjithmonë, dhe kurrë nuk do të kursejmë asgjë për ti mbështetur ata.
Forca Ferizaj”, shkruan në faqen e KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat