​Mbyllet pjesa e parë, një gol i shënuar në derbin Ballkani – Prishtina

Futboll

​Mbyllet pjesa e parë, një gol i shënuar në derbin Ballkani – Prishtina

Më: 4 prill 2021 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Janë mbyllur 45 minutat e parë ndër ndeshjen kryesore të kësaj javë në Superligën e Kosovës ndërmjet Ballkani dhe Prishtinës.

Ndeshja po zhvillohet në qytetin e Suharekës.

Është skuadra e Prishtinës ajo e cila është duke udhëhequr me epërsi minimale 1-0 me golin e realizuar në minutën e 34’ të ndeshjes nga Thaçi.

Në rast të fitores, Prishtina do t’i ofrohej në vetëm një pikë Ballkani që momentalisht mban pozitën e dytë me 55 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat