​Zidane po planifikon ta ndryshojë formacionin për ballafaqimin me Liverpoolin

Futboll

​Zidane po planifikon ta ndryshojë formacionin për ballafaqimin me Liverpoolin

Më: 4 prill 2021 Në ora: 16:26
Zinedine Zidane

Real Madridi do të mirëpresë Liverpoolin në stadiumin “Alfredo Di Stefano” të martën në mbrëmje për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” patjetër do të jenë pa shërbimet e kapitenit frymëzues Sergio Ramos, i cili pësoi një dëmtim të muskulit gjatë ndeshjeve ndërkombëtare me Spanjën.

Kjo ndeshje gjithashtu pritet të vijë shumë shpejt si për Dani Carvajal ashtu edhe për Federico Valverde, por Eden Hazard ka bërë hapa përpara në rikuperimin e tij nga një problem muskulor, dhe përfaqësuesi belg është në rrugën e duhur për të qenë gati për ndeshjen ndaj kampionëve te Anglisë.

Trajneri kryesor Zinedine Zidane ka të ngjarë të zgjedhë mbrojtjen me tre lojtarë të martën, dhe mungesa e Ramos do të thotë se duhet të ketë një vend startuesi për Eder Militaon, me Ferland Mendy që kalon në rolin e krahut të majtë dhe Marcelo në stol.

Toni Kroos dhe Vinicius Junior ishin të dy zëvendësues në pjesën e dytë kundër Eibarit në La Liga të shtunën, por dyshja pritet të jenë në formacionin startues për këtë ndeshje.

Formacioni i mundshëm startues i Real Madridit:

Courtois; Varane, Militao, Nacho; Vazquez, Modric, Casemiro, Kroos, Mendy; Vinicius, Benzema

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat