Ramadani tregon fjalët që i tha futbollistëve para ndeshjes

Futboll

Ramadani tregon fjalët që i tha futbollistëve para ndeshjes

Më: 4 prill 2021 Në ora: 17:15
Ramadani tregon fjalët që i tha futbollistëve para ndeshjes

Prishtina e ka fituar derbin e javës së 27-të në udhëtim te Ballkani 0:1.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga mbrojtësi vendas, Armend Thaqi që realizoi në portën e tij autogol.

I kënaqur me këtë sfidë ka mbetur trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani.

Ramadani tha se i kishte paralajmëruar futbollistët se një gol mund të jetë vendimtar në këtë sfidë.

“Ishim përgatitur për një derbi të vërtetë, për një luftë sportive në mesfushë dhe e arritëm qëllimin. I thash futbollistëve se duhet të luftojmë të shënojmë një gol për barazim apo fitore dhe doli që ai autogol të jetë vendimtar për fitoren”

“Ajo ndeshje ndaj Gjilanit tregoi se ishte vetëm një ditë e keqe dhe nuk ishte fati në anën tonë”.

“E nisëm mirë, fituam Superkupën dhe tani jemi edhe në garë për Kupën e Kosovës. Janë nëntë finale për ne, por edhe për Dritën edhe Ballkanin dhe shpresojmë që në fund të dalim mirë”, ka deklaruar Ramadani.

Pas kësaj fitore, Prishtina ndodhet e treta në tabelë me 54 pikë, një më pak se Ballkani dhe katër më pak se Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat