Ditë e keqe për Rashicën

Futboll

Ditë e keqe për Rashicën

Nga: K.G. Më: 4 prill 2021 Në ora: 17:30
Ditë e keqe për Rashicën

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, me Werder Bremenin, sot patën një ditë të keqe, duke u kthyer duarthatë nga Stuttgarti. 

Werderi pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Stuttgarti, në takimin e javës së 27-të të Bundesliga I. 

Stuttgart fitoi me autogolin e Augustinsson që shënoi në minutën e 81-të. 

Rashica u paraqit titullar por pa sukses. Stutgart renditet në vend të shtatë me 39 pikë dhe Werderi është i 13-ti me 30 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat