Resuli shpall listën për dy sfidat, Kombëtarja nis grumbullimin

Futboll

Resuli shpall listën për dy sfidat, Kombëtarja nis grumbullimin

Më: 4 prill 2021 Në ora: 18:07
Resuli shpall listën për dy sfidat, Kombëtarja nis grumbullimin

Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallës do të nisë të dielën grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve eliminatoreve të Kampionatit Europian Futsall 2022.

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Kroacisë më 7 prill në sallën e Parkut Olimpik të Tiranës, ndërsa 4 ditë më pas më 11 prill do të përballet në transfertë ndaj Ukrainës.

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Erind Resuli ka ftuar 14 lojtarë për këto dy sfida, por bie në sy fakti se këtë herë kuqezinjtë kanë shumë mungesa të kushtëzuara nga Covid-19, dëmtime fizike apo edhe pamundësi për t’u bashkuar me skuadrën për shkak të kufizimeve të vendosura kudo nëpër Europë.

Image

Kësisoj, stafi teknik nuk do të ketë shërbimet e lojtarëve Besnik Rexhepajt, Rej Karaja, Almir Hasaj, Julio Cesar De Melo, Klodian Rrapi, Agon Ramadani dhe Enrico Bicaj, ndërkohë që kapiteni Roald Halimaj mund të mungojë në ndeshjen e dytë ndaj Ukrainës. 

Shqipëria është e shortuar në Grupin 1 të eliminatoreve të Europianit së bashku me Kroacinë, Ukrainën dhe Danimarkën. Deri tani kuqezinjtë kanë 3 pikë, po aq sa edhe Danimarka, dhe Ukraina, ndërkohë që grupin e kryeson Kroacia me 12 pikë pas 4 ndeshjesh.

Edhe pse Kombëtarja do të ketë shumë mungesa, kuqezinjtë do të përpiqen të bëjnë maksimumin ndaj sy prej skuadrave më të forta në Europë për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat