Ferizaj me shumë telashe, fiton sfidën

Futboll

Ferizaj me shumë telashe, fiton sfidën

Nga: K.G. Më: 4 prill 2021 Në ora: 18:14
Ferizaj me shumë telashe, fiton sfidën

Ferizaj në çastet e fundit vendosi që të dalin në fushë dhe të zhvillojnë ndeshjen me Kikën e Hogoshtit, ia dolën që të shënojnë fitore me rezultat 2:1, në kuadër të grupit B të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

“Ka përfunduar ndeshja, skuadra jonë ka mposhtur Kikën me rezultat 2:1, me golat e Yll Fazliut dhe Kenan Oranës.

Djelmoshat tanë bërën një super paraqitje duke dominuar ndeshjen përkundër motit të lig, këtë djelmosha meritojnë përkrahje të madhe nga i gjithë qyteti”, njofton KF Ferizaj.

Pas javës së 21-të, Ferizaj renditet në vend të pestë me 26 pikë dhe Kika është e parafundit (i nënti) me 22. 

Sot, grupi A
Onix – Trepça    0:3
Vushtrria - Drenasi     1:1

Grupi B
Ferizaj - Kika  2:1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat