Pepe i bën qejfin Ronaldos

Futboll

Pepe i bën qejfin Ronaldos

Më: 4 prill 2021 Në ora: 18:19
Pepe i bën qejfin Ronaldos

Mbrojtësi Pepe vazhdon të qëndrojë në nivele të larta edhe pse tashmë është në moshën 38-vjeçare.

Portugezi është pjesë e Portos, e cila në Ligën e Kampionëve eliminoi Juventusin në fazën e 1/8-tave ndërsa me bardhezinjtë luan edhe një nga miqtë e tij më të mirë, Kristiano Ronaldo. Pepe ia doli që në përballjen e tyre ta neutralizonte tërësisht CR7, megjithatë për mbrojtësin, Ronaldo është më i miri në historinë e futbollit.

“E admiroj shumë Kristiano Ronaldon dhe kjo vihej re që te Real Madrid. Për mua ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Ka arritur të bëjë atë që se ka bërë askush. Ka fituar në Angli, Spanjë, Itali dhe ka fituar me Portugalinë. Jemi 10 milionë njerëz, ai ishte kapiteni jonë.

Shumë e kritikojnë pa ditur asgjë. Në ndeshjen e fundit ndaj Juventus, unë dola nga fusha për shkak të një goditje, ndërsa ai më tha të rikthehesha sepse donte të fitonte me mua në fushë. I thashë dakord, por ia bëra të qartë se mund të fitonte në fushë, por kualifikimin do ta merrte Porto”, tregon Pepe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat