Manchester United e do shitjen e De Geas

Futboll

Manchester United e do shitjen e De Geas

Më: 4 prill 2021 Në ora: 18:47
Manchester United e do shitjen e De Geas

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea do largohet nga klubi anglez këtë verë.

Klubi ka vendosur t’i jap fund qëndrimit të spanjollit në “Old Trafford” pas 10 sezoneve dhe me shumë se 400 paraqitjeve.

De Gea është një ndër lojtarët më të paguar në Premierligë, por nuk është zgjedhja e parë duke parë paraqitjet e mira të Dean Hendersonit.

Henderson ka pranuar katër gola në gjashtë ndeshje, ku De Gea ka munguar shkaku i lëndimit.

De Gea ka edhe dy vite kontratë, sidoqoftë paga e lartë prej 411 mijë euro në javë i vë “Djajtë e Kuq” në vështirësi shkaku i lëndimit.

Ai ka qenë i lidhur me disa klube kohëve të fundit, e ndër to edhe PSG-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat