Burim Çerkini vazhdon ta mbajë në këmbë Ferizajn 

Futboll

Burim Çerkini vazhdon ta mbajë në këmbë Ferizajn 

Më: 4 prill 2021 Në ora: 21:36
Burim Çerkini vazhdon ta mbajë në këmbë Ferizajn 

Klubi i futbollit Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Kikës nga Hogoshti, në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës. 
“Burim Çerkini vazhdon ta mbajë në këmbë klubin tonë.

Trajneri i skuadrës sonë, Burim Çerkini vazhdon ta mbajë skuadrën në ‘këmbë’ edhe pas shumë problemeve brenda klubit, ku për rreth 4 muaj nuk kanë marrë asnjë pagë. 

Çerkini dhe djelmoshat e qytetit, vazhdojnë ta mbajnë klubin vetëm për hir të qytetit dhe tifozëve, të cilët nuk e meritojnë aspak këtë gjendje. 

Puna e madhe e trajnerit, shtabit teknik dhe futbollistëve, edhe pse pa paga dhe pa mbështetje nga askush - ata prap gjejnë motivin për të vazhduar tutje, duke arritur sot një fitore shumë të rëndësishme. 

Padyshim, këta djelmosha meritojnë mbështetje nga qyteti, sepse po angazhohen gjithmonë që FC Ferizaj të shkojë sa më lartë”, shkruan në faqen e KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat