Meta dekoron 5 ish-futbollistë të Kombëtares

Futboll

Meta dekoron 5 ish-futbollistë të Kombëtares

Më: 4 prill 2021 Në ora: 21:46
Meta dekoron 5 ish-futbollistë të Kombëtares

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dekoroi ditën e sotme 5 futbollistë të qytetit të Kavajës dhe ish-futbollistë të ekipit Kombëtar të Shqipërisë.

Alush Merhori, Muharrem Kariqi, Dashnor Bajaziti, Naim Allaj dhe Altin Rraklli janë pesë ish-futbollistët e dekoruar, teksa në profilin e tij zyrtarë në “Facebook”, Presidenti Meta ka dedikuar dhe një shkrim drejtuar tyre.

POSTIMI I PRESIDENTIT ILIR META:

Për kontributin e shquar dhe përfaqësimin me dinjitet të futbollit shqiptar, për talentin e padiskutueshëm dhe rezultatet e shkëlqyera sportive, vlerësova pesë nga lojtarët legjendarë të “Besës” së Kavajës dhe Ekipit Kombëtar, sulmuesin dhe trajnerin e paharruar Alush Merhori, teknikun brilant Muharrem Kariqi, qendërsulmuesin elegant, Dashnor Bajaziti, mbrojtësin e pakalueshëm Naim Allaj dhe golashënuesin e dalluar, Altin Rraklli.

Pesë yjet e futbollit kavajas dhe atij kombëtar, kanë qenë jo vetëm pjesë e emocioneve dhe e krenarisë të sportdashësve tanë, por edhe burim frymëzimi për shumë fëmijë e të rinj shqiptarë, që kanë ecur në rrugën e sportit, duke ndjekur si modele këta shembuj të çdo kohe, të vlerave më të mira sportive dhe qytetare.

Me pasion e përkushtim të vijojmë edukimin e gjeneratave të rejave me dashurinë për sportin, për të arritur suksese të reja jo vetëm për “Besën” por edhe për Ekipin tonë Kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat