Zeka: Marre se çfarë ndodhi në Drenicë

Futboll

Zeka: Marre se çfarë ndodhi në Drenicë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 23:26
Zeka: Marre se çfarë ndodhi në Drenicë

Presidenti i KF Trepçës ’89, Abedin Zeka, ka shprehur mllefin e tij pas humbjes së skuadrës së tij, duke aluduar se janë dëmtuar nga gjyqtarët anësor duke lejuar golin e dytë të Drenicës nga pozita jashtë loje.

Zeka ka deklaruar se gjyqtari kryesor i ndeshjes Besfor Kasumi nuk është fajtor, por dy anësorët e tij kanë dëmtuar ‘89shin.

Ai veprimet e tyre i ka quajtur si të turpshme dhe është marre t’i ndodh një skuadre të re siç është ‘89shi.

“Kjo është marre, është dy metra pozitë jashtë loje. Na jemi shumë ekip e re. Edhe të ish kryer 1:0, nuk do të reagonim, ndoshta është diskutabile, mirëpo goli i dytë ishte blindim i rezultatin 2:0. Vetëm shikoni pozitën e arbitrit, nuk është që nuk i din këto sene.

Tash edhe fëmijët i din kur arbritrat duan të referojnë. Falënderojë Drenicën për mikpritjen, dua të theksoj se Besfort Kasumi vetëm një gabim e ka bërë, pastaj na ka kthyer në favor, mirëpo dy anësorët na kanë dëmtuar”, deklaroi Zeka

Gjyqtarë në këtë ndeshje ishin Besfort Kasumi (kryesor) me dy asistentët e tij, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa i katër ishte Arben Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat