Tërheqja e Paçaradës thotë shumë, letra e tij jep një mesazh të qartë

Futboll

Tërheqja e Paçaradës thotë shumë, letra e tij jep një mesazh të qartë

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2021 Në ora: 00:03
Tërheqja e Paçaradës thotë shumë, letra e tij jep një mesazh të qartë

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me 4 prill e bëri të ditur vendimin e tij, që për shumëkënd ka qenë edhe i papritur, se ai nuk do të paraqitet për Kosovën derisa të jetë selektor Bernard Challandes! 

Kjo nënkupton se Paçarada ka pakënaqësi të mëdha, që i ka paraqitur hapur për opinion. 

Largimi i tij do të thotë shumë sepse Kosova duhet t’i ruajë futbollistët e saj si sytë e ballit, sidomos siç e kemi Paçaradën, që luan për ekipin gjerman St. Pauli, anëtar i Bundesliga II. 

Ndër të tjera në letrën e tij, thotë se ka qenë i mbështetur për muri dhe kjo duhet analizuar mirë e mirë, pse ka ardhur puna deri këtu.     

“I mbështetur për muri nga degradimi që më është bërë në vazhdimësi nga trajneri, mosangazhimi në lojë prej vitesh, përkundër ftesave për të luajtur, mosrespekti dhe injorimi nga ai, më detyrojnë që të vendos që përkohësisht të largohem nga dispozicioni për të luajtur në ekipin që udhëhiqet nga Bernard Challandes”, ka shkruar mes të tjera Paçarada.

Tërheqja e Paçaradës, tani shton edhe më shumë presionin brenda Kombëtares dhe brenda FFK-së, sepse krahas tij, ishte suspenduar më parë Arijanet Muriç për gjest josportiv në stërvitje.  

Paçarada njihet si djalosh i qetë, shumë punëtor dhe luftarak në fushë, vendosi të tërhiqet, sepse siç thotë ai, nuk e ka pasur trajtimin e merituar nga selektori, kjo është një kokëçarje brenda kombëtares së Kosovës, çka nëse edhe pas tij do të del edhe ndonjë futbollist tjetër.

Kjo situatë duhet analizuar fije e për pe, vallë çfarë po ngjan brenda kombëtares dhe a janë rezultatet e zbehta në vitet e fundit, si shkak i pakënaqësive apo rrëmujave që kemi brenda kombëtares, që nuk është atmosfera si duket ashtu siç e dëshirojnë të gjithë!

Letra e Paçaradës jep një mesazh të qartë dhe që duhet studiuar më shumë kujdes, për të kuptuar në ditët e ardhshme se ku janë problemet që po shfaqen brenda për brenda grupit të Kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat