​Guardiola: UEFA dhe FIFA po i vrasin lojtarët

Futboll

​Guardiola: UEFA dhe FIFA po i vrasin lojtarët

Më: 5 prill 2021 Në ora: 12:20
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka mbrojtur politikën e tij të rotacionit mes përpjekjes së vazhdueshme të Manchester Cityt për të fituar të gjitha trofetë, ndërsa pretendon se UEFA dhe FIFA po i vrasin lojtarët me vendimet e tyre të planifikuara

Guardiola bëri gjashtë ndryshime në formacionin startues ndërsa City u zhvendos edhe një hap më afër titullit të Premier Ligës duke mposhtur Leicester Cityn me rezultatin 2-0 në “King Poëer Stadium” të shtunën.

Tekniku spanjoll është zotuar të vazhdojë ta ndryshojë formacionin e tij përpara një takimi çerekfinal të Ligës së Kampionëve me Borussia Dortmundin, duke këmbëngulur që lojtarët e tij nuk mund të pritet të luajnë tre ndeshje në javë pa pushim të duhur, përcjellë KosovaPress.

"Ata janë qenie njerëzore, nuk janë makina," u tha Guardiola gazetarëve. "Unë i njoh lojtarët, disa prej tyre janë të mërzitur gjatë gjithë kohës sepse duan të luajnë çdo ditë, por kjo nuk është e mundur.”, tha fillimisht trajneri i Manchester Cityt.

"Të garosh në të gjitha garat në këtë vit pa spektatorë, në garën më të shkurtër ndonjëherë, nëse nuk bëni ndryshime, nuk garoni në të gjitha garat dhe nuk do të jesh në pozicionin që jemi tani.”

"Sigurisht që ata mund të luanin, ata kanë një mentalitet të pabesueshëm por kanë nevojë për pushim. UEFA dhe FIFA po i vrasin lojtarët sepse është shumë. Ne nuk kemi pasur asnjë mesjavë pushim që kur kemi filluar, as edhe një.”, vazhdoi Pep.

"Nuk ka asnjë lojtar që mund të përballojë këtë, jo vetëm fizikisht por mendërisht të jetë gati çdo ditë për të garuar kundër kundërshtarëve për të fituar ndeshjen. Është e pamundur.”, tha në fund Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat