Trajneri i Besës lëshon “bombën”: Nuk hyjmë në pazaret e askujt, deri në fund do ta ruajmë fytyrën tonë

Futboll

Trajneri i Besës lëshon “bombën”: Nuk hyjmë në pazaret e askujt, deri në fund do ta ruajmë fytyrën tonë

Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:23
Leotrim Krasniqi

Besa sot ka pësuar humbje të thllë nga Gjilani me rezultatin 5-1.

Pas ndeshjes, trajneri i Besës, Leotrim Krasniqi tha se skuadra e tij u paraqit me dy fytyra në këtë duel, duke potencuar se pjesa e parë ishte e mirë – por jo edhe e dyta, kur pranuan gola të lehtë.

“Sot ekipi ishte me dy fytyra, në pjesën e parë u parqitëm mirë, kishim disa raste, e gjysmë raste, në aspektin defansiv ishim të vendosur mirë, në pjesen e dytë pranuam gola të lehtë dhe kur rezultati është i thellë nuk është lehte të durosh”, tha Krasniqi për Art Sport.

Krasniqi më pas theksoi se Besa do ta respektojë kampionatin deri në fund dhe nuk do të hyjë në pazaret e askujt.

“Në të gjitha ndeshjet Besa do të futet ta japë maksimumin, nuk hyjmë në kalkulime të askujt hiç, do ta ruajmë nderin dhe fytyrën tonë, sepse ndryshe nuk bën. Ndonjëherë humbim, ndonjëherë fitojmë si javen e kaluar”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat