Neymar arrin marrëveshje për rinovimin me PSG-në

Futboll

Neymar arrin marrëveshje për rinovimin me PSG-në

Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:23
Neymar

Neymar dhe PSG-ja kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, kështu se paku raporton media e njohur franceze ‘Telefoot’.

Që nga transferimi rekord nga Barcelona te kampioni i Ligue 1, ka pasur shumë raportime që braziliani ëndërron për rikthimin në “Camp Nou”.

Sidoqoftë, kohën e fundit, Neymar është i hapur për qëndrimin dhe ka treguar dëshirë që të vazhdojë të jetë pjesë e projektit edhe për vitet në vijim.

Me kontratën që është afër të nënshkruajë, ai do mbetet në “Parkun e Princave” deri në vitin 2026.

Pas shumë bisedimeve, dy palët kanë arritur në një pikë ku janë të kënaqura nga të gjitha aspektet dhe vendimi përfundimtar mesa duket është qëndrimi te PSG-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat