Messi në pritje të ofertës së Laportas para se të vendos për të ardhmen

Futboll

Messi në pritje të ofertës së Laportas para se të vendos për të ardhmen

Më: 5 prill 2021 Në ora: 19:34
Lionel Messi

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi është duke pritur të dëgjojë ofertën e presidentit Joan Laporta para se të vendos për të ardhmen.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do bëhet agjent i lirë në verë dhe ka të drejtë që të nënshkruajë para-kontratë me çdo klub që të dëshirojë.

Sidoqoftë, me Laportan që erdhi në krye te Barcelonës, argjentinasi ka vendosur të mos negociojë me ndonjë skuadër dhe të dëgjojë ofertën e presidentit për qëndrimin në Kataluni.

Sipas Mundo Deportivo, Messi nuk do vendos asgjë për të ardhmen derisa të dëgjojë propozimin e Laportas.

33-vjeçari ka regjistruar 29 gola dhe dhuruar 13 asistime në 37 ndeshje këtë edicion, derisa kërkohet me ngulm nga Manchester City dhe PSG-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat