10 lojtarë të ekipit të parë të Interit mund të largohen në verë

Futboll

10 lojtarë të ekipit të parë të Interit mund të largohen në verë

Më: 5 prill 2021 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Media e njohur italiane “Gazzetta dello Sport”, Ashley Young pritet të largohet nga Interi në fund të sezonit dhe nëntë lojtarë të tjerë e kanë të ardhmen e pasigurt.

Kontrata e Young skadon në fund të sezonit dhe rinovimi thuhet se nuk do ndodh.

“Neurazzurët” gjithashtu janë duke konsideruar të ardhmen e nëntë lojtarëve të tjerë.

Andrea Ranocchias i skadon kontrata në fund të sezonit dhe do të jetë mbrojtësi që do të vendos për të ardhmen.

Ai mund të largohet ose të luajë më shumë në ndonjë vend tjetër.

Matias Vecino do jetë në treg sepse zhvilloi vetëm 70 minuta këtë edicion, derisa klubi duhet të vendos edhe për lojtarët e tjerë si Arturo Vidal, Roberto Gagliardini, Ivan Perisic che Stefano Sensi.

Dy lojtarët Ionut Radu dhe Andrea Pinamonti do largohen pas huazimit dhe gjithashtu Daniele Padelli do diskutojë të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat