Lionel Messi, lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Barcelonës

Futboll

Lionel Messi, lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Barcelonës

Më: 5 prill 2021 Në ora: 22:12
Lionel Messi

Ndeshja e sontme është shumë e veçantë për Lionel Messin. Argjentinasi sot e thyen rekordin e Xavit me më së shumti paraqitje për klubin e Barcelonës.

Ai sonte e luan ndeshjen e 769-të zyrtare për katalonasit.

Se a do të arrijë të kalojë shifrën e 800 ndeshjeve për Barcelonën mbetet të shihet në verë, kur do të dihet e ardhmja e yllit argjentinas.

Messi ende nuk e ka marrë vendimin se a do të vazhdojë me Barcelonën apo do të ndryshojë ambient gjatë verës, kur edhe i skadon kontrata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat