Një tension në rritje

Futboll

Një tension në rritje

Më: 6 prill 2021 Në ora: 12:00
Një tension në rritje

Një tension në rritje, aq i dukshëm, sa mund të shpërthejë revolta. Roma nuk po përjeton një periudhë veçanërisht të lumtur për sa iu përket rezultateve, sidomos në kampionat, ku vendi i katërt është gjithmonë e më larg.

Ndjenja më mbizotëruese në Trigoria është se “Europa League” është tani mënyra e vetme për ta mbyllur sezonin në një mënyrë dinjitoze, mbase me fitimin e trofeut që do t’i jepte edhe pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions-it.

Barazimi në “Mapei Stadium” dëmtoi edhe më shumë sigurinë e një skuadre të penalizuar nga mungesat dhe përçarjet e brendshme. Referenca shkon te grindja midis Paulo Fonseca dhe disa lojtarëve në analizën e ndeshjes, pas barazimit me Sassuolo, e cila do të kërkonte ndërhyrjen e Tiago Pinto për t’i qetësuar ujërat e trazuara.

Për të dobësuar pozicionin e trajnerit portugez, i destinuar të largohet në fund të këtij sezoni, gjithashtu një detaj tjetër: sipas “Corriere dello Sport”, brenda grupit verdhekuq ka elementë që kundërshtojnë metodat e trajnimit të përdorura nga portugezi.

Një detaj që acaron më tej situatën në prag të ndeshjes së parë çerekfinaleve të “Europa League” në fushën e Ajax. Një duel që nuk duhet humbur, për të shmangur surprizat në kthimin e “Olimpico”.

Fonseca po jeton një sezon me ritëm frenetik, gjithashtu i kushtëzuar nga marrëdhënia e keqe me Edin Dzeko, e rregulluar pjesërisht në javët e fundit. Një armëpushim i dukshëm, që nuk po jep rezultatet e dëshiruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat