Zidane: Tani mendojmë vetëm për Liverpoolin

Futboll

Zidane: Tani mendojmë vetëm për Liverpoolin

Më: 6 prill 2021 Në ora: 12:57
Zidane: Tani mendojmë vetëm për Liverpoolin

Do të jetë si një finale 180- minutëshe… ose më shumë”. Kështu e nis fjalën e tij në konferencën për shtyp, trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidan, i cili e parashikon duelin me Liverpulin shumë të vështirë. Ai vlerëson maksimalisht Klopin, por tha gjithashtu se Realin e Madridit e kanë nënvlerësuar shumë.

KLOP – “Është një trajner që ka arritur të fitojë trofe të rëndësishëm, edhe një Champions. Kur bëra kursin për trajner pashë shumë stërvitje, madje edhe atë të Klopit. Ai ka një mënyrë të veçantë të stërvitjes”.

SALAH – “Ai nuk është lojtari im. Për momentin jam trajner i Realit të Madridit dhe po shfrytëzoj këtë fakt. Tani Salahun e kam si kundërshtar”.

FINALJA – “Ne nuk mendojmë aspak për të shkuarën. Ajo është pjesë e historisë. Tani na presin dy ndeshje të ndryshme dhe do të përgatitemi në një tjetër mënyrë”.

LIVERPULI – “Është skuadër e fortë dhe solide. Tre lojtarët e sulmit janë spektakolarë dhe të gjithë e dimë se çfarë mund të bëjnë. Kanë efektivitet, por duhet të jemi të kujdesshëm”.

MUNGESAT – “Nuk e di nëse mbrojtja është pika e tyre e dobët sepse kanë edhe lojtarë të tjerë. Edhe ne kemi mungesa, por forca është në grup dhe jo në individë. Gjithmonë mungojnë lojtarë në futboll”.

BENZEMA – “Të gjithë lojtarët që janë te Reali mund të luajnë dhe kanë fituar të drejtën për të qenë pjesë e kësaj skuadre. Janë më të mirët. Ata kuptohen mirë me Karimin dhe Karim gjithashtu kuptohet mirë me ta”.

HAZARD – “Unë kam nevojë për të gjithë lojtarët e mi. Shpresoj që ta kem përpara fundit të sezonit atë dhe të gjithë të tjerët. Ai duhet të jetë i qetë. Ne nuk do ta rrezikojmë kurrsesi rikthimin e një lojtari nëse ai nuk është mirë. Do t’i bëjmë gjërat pak nga pak dhe të shohim kur mund të jetë me ne. Për momentin është kjo situatë”.

TË NËNVLERËSUAR – “Mendoj që po na nënvlerësojnë. Në fund, ne meritojmë më shumë besim. Ajo që mund dhe duhet të bëjmë është puna e përditshme. Kjo skuadër ka aftësinë që të reagojë gjithmonë kundër atyre që thuhen. Për aq kohë sa ka jetë, ne duhet të vazhdojmë të luftojmë. Kemi momente të vështira, por tani jemi mirë”.

E RËNDËSISHME – “Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit sepse kjo është ndeshja e radhës. Pak ditë më parë ishte ajo kundër Eibarit. Tani mendojmë vetëm për Liverpoolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat