Mehmeti: Gjermanët të fascinuar me lojën maestrale të Paçaradës

Futboll

Mehmeti: Gjermanët të fascinuar me lojën maestrale të Paçaradës

Nga: Kemajl Goca Më: 6 prill 2021 Në ora: 13:11
Mehmeti: Gjermanët të fascinuar me lojën maestrale të Paçaradës

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada mbrëmë tregoi lojë jashtëzakonisht të mirë, duke mahnitur edhe mediat gjermane, ku gazeta e mirënjohur sportive “Kicker.de”, e vlerësoi me notë 8.1 dhe e shpalli lojtar të ndeshjes. 

St. Pauli si vendas e gjunjëzoi me rezultat 2:0 Braunschweig-in, në takimin e javës së 27-të të Bundesliga II. 

Legjenda e futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, ish portieri i mirënjohur, tha për gazetën “Bota sot”, se e ka pa lojën mbrëmë dhe ka mbetur i fascionuar me qasjen e lojës së Paçaradës.  

Image

Esat Mehmeti

“Djaloshi nga Kosova zbardhi natën në Hamburg. 

Gjermanët të fascinuar me lojën maestrale të Paçaradës”, ka thënë Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat