E ardhmja e Fonsecës pritet larg Romës

Futboll

E ardhmja e Fonsecës pritet larg Romës

Më: 6 prill 2021 Në ora: 13:32
E ardhmja e Fonsecës pritet larg Romës

E ardhmja e Paulo Fonsecas duket se do të jetë larg Romës.

Drejtuesit e klubit verdhekuq nuk janë të kënaqur me punën e 48-vjeçarit pasi skuadra e Romës aktualisht renditet në vendin e 7 me 51 pikë të grumbulluara duke mbetur kështu për momentin jashtë kupave të Europës.

Për këtë arsye drejtuesit e klubit nga kryeqyteti kanë vendosur të mos ja rinovojnë kontratën trajnerit portugez, që i skadon në fund të sezonit.

Gjithsesi, edhe në rast të një largimi nga Roma, Fonseca mund të transferohet në Angli, pasi drejtuesit e Crystal Palace kanë nisur bisedimet me agjentët e trajnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat