​Reali konfirmon që Hazard do të mungojë kundër Liverpoolit

Futboll

​Reali konfirmon që Hazard do të mungojë kundër Liverpoolit

Më: 6 prill 2021 Në ora: 14:27
Eden Hazard

Ylli belg nuk është përshirë me skuadrën e Real Madridit në përballjen kundër Liverpoolit.

Eden Hazard nuk është përfshirë në listën prej 21 lojtarësh të Real Madridit, për ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Belgu nuk ka pasur momente të mira në dy sezonet e para tek Madridi për arsye të lëndimeve të shumta, ku ka arritur të bëjë vetëm 36-të paraqitje, 29-të prej tyre duke i filluar nga minuta e parë e ndeshjes.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane shtoi shpresat tek fansat e tij duke thënë që Hazard është rikthyer në stërvitje, por nuk do ta përfshijë në skuadër nëse nuk është 100% i gatshëm.

Tani, skuadra madrilene ka njoftuar se Hazard nuk do të luaj kundër kampionit të Premier Ligës, dhe nuk është përfshirë me skuadrën për ndeshjen në “Santiago Bernabeu”.

Ky nuk do të jetë problemi i vetëm për Zidanen, pasi që sot do të jetë edhe pa shërbimet e mbrojtësve Sergio Ramos e Dani Carvajal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat