Çekiçi në formacionin e javës, pogradecari shkëlqen në Turqi

Futboll

Çekiçi në formacionin e javës, pogradecari shkëlqen në Turqi

Më: 6 prill 2021 Në ora: 14:41
Çekiçi në formacionin e javës, pogradecari shkëlqen në Turqi

Mesfushori Endri Çekiçi është duke kaluar një formë të shkëlqyer në kampionatin turk me skuadrën e Ankaragucu, që militon në Superligë. Pogradecari ishte një nga më të dalluarit në fushë, në triumfin 1-0 që skuadra e tij arriti në fundjavë ndaj Antaliasporit.

24-vjeçari është shndërruar në një lider të kjo skuadër, duke u aktivizuar si titullar i padiskutueshëm thuajse në të gjitha ndeshjet.

Çekiçi së fundmi është zgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës në Superligën turke, ku aktivizohen shumë lojtarë të talentuar që kanë lënë gjurmë në futbollin Europian.

Pavarësisht formës së shkëlqyer që mesfushori shqiptar po kalon, trajneri i Kombëtares, Edi Reja, vazhdon të mos e marrë në konsideratë për Kombëtaren, duke mos dhënë asnjë shpjegim për të, edhe pse cilësia në ekipin Kombëtar, për sa i përket repartit të mesfushës në grumbullimin e fundit ka qenë tepër e cunguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat