Në jetë fiton vetëm atë çka ke guxim ta kërkosh...

Futboll

Në jetë fiton vetëm atë çka ke guxim ta kërkosh...

Enver Halili Nga Enver Halili Më 6 prill 2021 Në ora: 17:04
Ramadan Alaj

Kur filloi Kampionati i parë zyrtar  në historinë e futsallit në Kosovë, në vitin 2008, të organizuar nga FFK, me insistimin e UEFA-s e FIFA-s, si kusht për pranimin e FFK-së, në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit botëror.

Në plotësimin e numrit të skuadrave  të Super Ligës së Futsallit, në kualifikimet e garave rajonale, 

Në mesin e 10 skuadrave më të mira që plotësuan numrin meritor u kualifikuan edhe skuadra ime FC Vitia, dhe skuadra FC Vllezërit Kukaj-Pharma Pram nga Drenasi, skuadër kur atëbotë mbronte ngjyrat e tij edhe futsallisti në fjalë, nga 2 qytete më të vogle të Kosovës.

Për të pasur sukses futsallistët duhet të kenë qëllim, e qëllimin mund ta arrijnë vetëm ata që kanë vullnet, sepse në jetë e sport askush nuk pyet  se çka mendoni, por çka keni arritur, dhe për vlera e suksese kurrë nuk është vonë, dhe se jeta e ka atë kuptim që ju ja jepni me punën e sukseset e juaja, kurse për suksese duhet këmbëngulje, e për fitore angazhim e mosdorëzim

I Itillë është futsallisti fantastik i kohës, i cili kaloi nëpër kohë, dhe fitoi në karrierë të gjitha ato trofe të cilat me guxim e punë i kërkoi z. Ramadan Alaj - Dani.

Danin askush nuk mund ta ndali të shkëlqej edhe nëpër hallat sportive ku nuk ka dritë të mjaftueshne, parketi për Danin është tepih mbretror ku e ndien vetën si mbret në akcion.

Dani i kishte borgj vetëvetës për të realizuar ëndrrat e veta fëmijërore, e përfundoi me realizim ëndrrën.

Dani me punë e djersë arriti respektin e vendin e merituar aty ku është tani.

Sportistët e veçanarishtë futsallistët medaljonet i varin në qaf për dëshmi triumfi për sukseset e tyre, e Danit unë mendoj se duhet medaljonet t’ia varnin në zemër e jo në qafë, se Dani me zemër i arriti e po arrinë sukseset.

Dani është një futsallist  që kur posedon topin në këmbët e tij ka një shpejtësi të madhe të udhëheqjës së topit sa që duket se po fluturon.

Ekziston një thënje e trajnerit  të zbulimit të Futbollit Total, Rinus Mihells që thotë:”Më shumë mundësi për fitore ka një skuadër e cila më shpejtë e më sakt bënë teansformimin në lojë”

Mase Dani përshtatet në këtë kauz të Mihellsit , sepse ai në mënyrë fantastike transformohet nga pjesa e mbrojtjes deri tek porta kundërshtare, edhe pse futsalli është lojë që zhvillohet në hapësirē të vogël.

Dani është futsallist depërtues me një dribling shumë efikas dhe të shpejtë, kur lëshohet  ka vija e portës kundërshtare vetëm vija fundore e ndal ose rrjeta e tundur e portës me shënim të golit.
I heshtur , i qetë, gradualisht u rrit cilësia e tij, me finesat edhe aftësit e tij teknike Dani u bë lider në çdo skuadër ku luante, sepse puna e karakteri i tij i dhuroi këtë veti të veçant  e të rrallë.

Dani kur posedon topin duhet të markohet nga dy futsallist , sepse Dani ka  driblingun maestral e eksplozivitet e shpejtësi  të lartë me top, sa që shumë herë kundërshtarët mund ta përcjellin vetëm me sy.

Dani dallohet me shumë aftësi të veçanta  nga liderat  e mdhenjë të futsallit shqiptarë, ku e ka vendin e merituar  dhe të lartë.

Godet në portë nga çdo pozitë e fushës  ku është e arsyeshme, dhe posedon goditje shumë të fuqishme e precize, por gjithashtu është kampion në mesin e golashënuesve në periudhën 2008-2021.

Goditjet befasuese të tij në portë janë çdoherë janë fatale për portjerat kundërshtarë.

Këto aftësi e bëjnë Danin futsallist të madh , por edhe personalitet të madh, modestia është pjesë e karakterit të tij.
Mase për sukseset e tij individuale e ekipore  nuk kemi hapësirë të shkruajmë në një prezentim të tillë, sepse i tejkalon limitet e parapara për një personalitet sportiv.

Futbollisti më i mirë i vitit, golashënuesi më i mirë i vitit , kampion shteti, kampion kupe, kampion i super kupës, kampion i turneve me nam shtetrore.

Të gjitha i arriti në fanellën e FC Liburnit nga Gjakova, e karrierën e filloi në FC Drenas nga Drenasi.
Dani është shtylla dhe kapiteni i Kombëtarës së Kosovës.

Dani e shijoi e la gjurmë edhe në Ligën e Kampinëve Evropiane, që është ëndërr e çdo futsallisti.

Dani të gjitha këto suksese i kërkoji dhe sdo koment se ato çka i kërkoi e i dëshiroji me guxim e punë i arriti.
Dani është shembull e mesazh për gjeneratat e reja si duhet të jetë një sportist kulminant.
Autori është veprimtar i shquara sportiv

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat