Bayerni pa dy sulmuesit kryesor ndaj PSG-së

Futboll

Bayerni pa dy sulmuesit kryesor ndaj PSG-së

Më: 6 prill 2021 Në ora: 17:17
Bayerni pa dy sulmuesit kryesor ndaj PSG-së

Bayerni i Munichut do të luaj çerekfinalen e parë kundër Paris Saint Germainit pa dy futbollistë shumë të rëndësishëm.

Robert Lewandowski mungon pas një dëmtimi që pësoi me kombëtaren e tij, ndërsa Serge Gnabry është i sëmurë.

Trajneri Hansi Flick ka deklaruar në konferencë për media se Gnabry ka dhimbje të fytit, ndërsa mediumet gjermane raportojnë se reprezentuesi gjerman ka dalë pozitiv me Covid-19.

Edhe në kampin e francezëve ka mungesa, pasi Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi poashtu janë infektuar me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat