Josa me bilancin më negativ te Kukësi

Futboll

Josa me bilancin më negativ te Kukësi

Më: 6 prill 2021 Në ora: 17:19
Josa me bilancin më negativ te Kukësi

Kukësi është në rënie të kirë dhe situate e javëve të fundit, e sidomos eliminimi nga Kupa e Shqipërisë pasi dolën edhe nga beteja për titullin kampion dhe humbja me korçarët I fut në panikun e mbijetesës verilindorët.

Krahas një seozni mjaft të keq për skuadrn, duket se Mirel Josa bëhet edhe trajneri që ka ecurinë më negativë te Kukësi në elitë. Kujtojmë që Josa e nisi aventurën e tij te Kukësi me një fitore bindëse, pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Skënderbeu, por i kanë munguar rezultatet në vijim, shkruan vipsport.

Në 10 ndeshjet në krye të pankinës, Josa ka një bilanc prej dy fitoresh, tri barazimesh dhe pesë humbjesh.

Ndërkohë, skuadra u eliminua edhe nga Kupa e Shqipërisë, duke bërë që sezoni i verilindorëve të jetë për t’u harruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat