Hamdi Elshani - veprimtar i Gjeneratës së Republikës, pesë herë i arrestuar, një herë i dënuar nga Serbia!  

Futboll

Hamdi Elshani - veprimtar i Gjeneratës së Republikës, pesë herë i arrestuar, një herë i dënuar nga Serbia!  

Nga: Kemajl Goca Më: 6 prill 2021 Në ora: 17:30
Hamdi Elshani - veprimtar i Gjeneratës së Republikës, pesë herë i arrestuar, një herë i dënuar nga Serbia!  

Të jesh apo të mos jesh në vitet e 90-ta (1991-1999). Populli shqiptar i Kosovës përjetoi dhunë të shfrenuar nga regjimi serb! 

Sportistët ishin të rrezikuar, shumë herë iu ndërprenë ndeshjet nga milicia e regjimit serb.

Hamdi Elshani i takon Gjeneratës së Republikës, veprimtar i shquar!

Ai ishte pjesë e klubit të futbollit Suhareka (Ballkani), si sekretar dhe e kontribues.

Vazhdimisht kishte probleme me regjimin serb. Pesë u arrestua dhe një herë u dënua nga regjimi serb. 

"I arrestuar në Studençan tri herë, një herë në Opojë, Zllakuçan.

I dënuar në Rahovec me të holla dhe me kusht për dy vite. Kërcënime të llojllojshme të tyre”, tregon Elshani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Njeriu që asnjëherë nuk u ndal, ndihet krenar që i takoi periudhës më të vështirë dhe së bashku me mijëra sportistë, iu kundërvunë regjimit serb. 

Ai sot është i lumtur që sportistët tanë me sukses zhvillojnë aktivitetet e tyre në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat