Paçarada në formacionin e javës në Gjermani

Futboll

Paçarada në formacionin e javës në Gjermani

Nga: K.G. Më: 6 prill 2021 Në ora: 19:08
Paçarada në formacionin e javës në Gjermani

Mbrojtësi Leart Paçarada, mbrëmë ka pasur një mbrëmje të madhe, duke qenë prej me të merituarve për fitoren e FC St. Paulit, me rezultat 2:0 kundër Braunschweig-ut.

Media e njohur sportive në Gjermani, “Kicker.de”, Paçaradën e vlerësoi me notën me të lartë, 8.1 dhe e shpalli lojtar të ndeshjes. 

Sot vjen edhe një lajm tjetër i mirë për futbollistin tonë, djali i ish portierit të mirënjohur të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukriut, duke u zgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga II. 

Image

Formacioni i javës

Learti po kalon formë shumë të mirë dhe me skuadrën e tij aktualisht janë në pozitën e dytë me 38 pikë pas 27 jave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat