Pepe: Chelsea është një skuadër 700 milionëshe

Futboll

Pepe: Chelsea është një skuadër 700 milionëshe

Më: 6 prill 2021 Në ora: 19:14
Pepe: Chelsea është një skuadër 700 milionëshe

Porto e ka befasuar botën e futbollit duke eliminuar Juventus-in nga Champions League në 1/8-at. Portugezët do të përballen tani në çerekfinale me Chelsea-n.

Pepe, një nga gladiatorët e sfidës së luajtur në Allianz Stadium kundër torinezëve, ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me sfidën kundër londinezëve.

“Eliminimi i Juventus ka qenë një arritja e madhe, por tashmë është pjesë e së kaluarës. Presim me padurim që të vijë ndeshja me Chelsea-n. Jemi përgatitur mirë”, ka thënë ish-ylli i Real Madrid.

“Chelsea është një skuadër prej 700 milionë eurosh, por, për fatin tonë, në fushë nuk shkojnë paratë”.

Ndeshja Porto-Chelsea do të zhvillohet me 7 prill dhe do të fillojë në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat