Pochettino nuk kërkon aspak hakmarrje

Futboll

Pochettino nuk kërkon aspak hakmarrje

Më: 6 prill 2021 Në ora: 22:04
Pochettino nuk kërkon aspak hakmarrje

“Ndeshjet me nokaut janë gjithmonë të ekuilibruara dhe ofrojnë të njëjtat mundësi për të dy skuadrat.

Bayern është kampion në fuqi i Europës dhe Botës, ne e dimë që ata janë shumë të fortë, por ne jemi të sigurt në mjetet dhe cilësitë tona”.

Mauricio Pochettino, trajneri i PSG, nuk e konsideron hakmarrje për finalen e shkuar përballjen ndaj Bayern Munich…

“Ne kemi armët tona për të goditur dhe do përpiqemi ta fitojmë këtë sfidë. Bayern është shumë i organizuar dhe vështirë se e humb ekuilibrin, do të na mbetet ne të gjejmë një mënyrë për t’i goditur dhe për t’i lënduar ata”.

“Hakmarrje? Finalja e vitit të kaluar nuk është një ndeshje që ne do t’i referohemi, stafi dhe unë nuk ishim të pranishëm atëherë dhe këto ndeshje nuk janë të krahasueshme me një finale, nuk mendoj se është një ndeshje për hakmarrje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat