Nuk e merrnin në telefon, e braktisën, avokati i Maradonës akuzon vajzat...

Futboll

Nuk e merrnin në telefon, e braktisën, avokati i Maradonës akuzon vajzat...

Më: 6 prill 2021 Në ora: 23:02
Nuk e merrnin në telefon, e braktisën, avokati i Maradonës akuzon vajzat...

Diego Maradona ndërroi jetë nëntorin e kaluar dhe që pas vdekjes të tij ka pasur polemika dhe akuza të shumta drejtuar mjekëve  që e operuan  dhe familjes së tij.

Për të thyer heshtjen ka menduar avokati i Maradonës, Matias Morla, i cili në një intervistë të dhënë ka akuzuar vajzat e argjentinasit se e donin babin e tyre vetëm për interes. Deklarat e Morla ka bërë bujë ku kanë qenë të shumtë personat që i kanë dalë në mbrojtje pas fjalëve të tij.

“Unë jam ai që isha me Maradonën për shtatë vite me radhë dhe për shtatë Krishtlindje atë nuk e thirri askush, nuk i dërguan asnjë mesazh urimi. A nuk e patë që Diego u zemërua sepse vajzës së Dalmës iu vendos emri Roma. Napoli është e kundërta e Romës. Ishte mungese respekti ndaj babit të tyre.  Me përjashtim të motrave, të gjithë e lanë vetëm, e braktisën, Maradona vdiq vetëm.

Nëse Diego do të ringjallej, ai nuk do t’i linte të më sulmonin. Ai e dinte se ato janë hajdute. Unë së bashku me motrat e tij ishim “dielli” i Armandos, jo hajdutët. Madje ato më akuzojnë se unë e rrëmbeva Maradonën, por ai bënte çfarë donte. Motrat flisnin çdo ditë me të.

Vajzat nuk më duan që kur ua kemi prerë kartat e kreditit në qershor të vitit 2014. Ata luftuan donin pasurinë e tij”, u shpreh i irrituar avokati i legjendës argjentinase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat