Araujo shprehet se i dukej sikur topi lëvizte me 200 km/orë

Futboll

Araujo shprehet se i dukej sikur topi lëvizte me 200 km/orë

Më: 6 prill 2021 Në ora: 23:14
Araujo shprehet se i dukej sikur topi lëvizte me 200 km/orë

Ronald Araujo sot është një futbollist që është përshtatur në Spanjë dhe te Barcelona, por nuk ishte kështu përpara 3 vitesh kur u transferua te katalanasit për 4.7 mln euro nga Boston River në Uruguaji.

Në një intervistë për mediet spanjolle, talenti tregon vështirësitë e të përshtaturit me futbollin e Barcelonës.

Araujo shprehet se i dukej sikur topi lëvizte me 200 km/orë.

“Kur erdha te Barcelona kisha luajtur në një stil tjetër futbolli në Uruguai. Atje mjaftoje të ndiqje sulmuesindhe të vrapoje. Te Barcelona më pas ishte shumë ndryshe, më dukej sikur topi fluturonte, sikur ecte me 200 km/orë dhe pozicionimi më dukej shumë i vështirë.

Gjithsesi nuk kalova në depresion, por vazhdova të stërvitesha fort dhe u mësova. Tani jam mësuar dhe mendoj të përmirësohem”, u shpreh Araujo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat