Patushi: Flamurtari që mundi Barcelonën po rrezikon...

Futboll

Patushi: Flamurtari që mundi Barcelonën po rrezikon...

Më: 6 prill 2021 Në ora: 23:16
Patushi: Flamurtari që mundi Barcelonën po rrezikon...

Sajmir Patushi është një mesfushor që ka spikatur me shumë skuadra në vendin tonë, e madje e ka nisur karrierën në radhët e skuadrës së vendlindjes, Burreli dhe më pas ka luajtur edhe me Vllazninë, Tiranën, Kastruotin, Elbasanin, Partizanin, Shkumbinin, Kamzën apo dhe në Bosnjë.

Patrushi i ftuar në e “E hëna sportive” në “Rtsh” u ndal dhe foli për situatën e Flamurtarit sidomos teksa është shprehur: “Nuk e kuptoj, ku do ta çoj Flamurtarin më ai president. Habitesha edhe vjet.”

“Teksa shikoja që skuadra ishte thuajse e rënë, ai fliste dhe thoshte do mbijetojmë, ndërkohë që këtë periudhë në të cilën po flasim. Flamurtari rrezikon edhe të bjerë në të tretën.

Është katastrofë, kam qenë i vogël në moshë dhe e kuptoni, për kë bëhet fjalë për Flamurtarin që ka mundur Barcelonën, apo edhe Luftëtari.”

“Po janë historia e futbollit shqiptar, e imahgjinoni, një Supoeiore pa emblemat?!”, – ka qenë analiza e Patushit, një prej mesfushorëve të spikatur në elitën e futbollit shqiptar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat