Vinicius, heroi i Realit: “Kemi punuar shumë për të fituar 3-1”

Futboll

Vinicius, heroi i Realit: “Kemi punuar shumë për të fituar 3-1”

Më: 7 prill 2021 Në ora: 00:34
Vinicius Junior

Vinicius Junior është shumë i lumtur me fitoren 3-1 të Real Madridit ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Ishte nata e brazilianit, pasi arriti të shënojë dy gola dhe bëri paraqitje mbresëlënëse.

“3-1 është rezultat shumë i mirë. Kemi punuar shumë për të fituar këtë ndeshje”, u shpreh Vini.

“Preke logon e klubit? Sepse punoj shumë. Gjithmonë kam ëndërruar të luajë në Real Madrid”.

Ai pati disa fjalë edhe për kritikat e shumta që merr çdo javë.

“Njerëzit më kritikojnë gjithmonë jashtë. Unë gjithmonë vazhdoj të punoj. Shokët më japin besimin e duhur për të vazhduar për të punuar dhe për t’u përmirësuar”.

“Zidane? Ai gjithmonë na jep qetësinë e duhur për të bërë mirë punën tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat