“Shtohen fansat e Haalandit” – Gjyqtari anësor i kërkoi autograf sulmuesit të Dortmundit pas ndeshjes ndaj Man Cityt

Futboll

“Shtohen fansat e Haalandit” – Gjyqtari anësor i kërkoi autograf sulmuesit të Dortmundit pas ndeshjes ndaj Man Cityt

Më: 7 prill 2021 Në ora: 10:11
Erling Haaland

Gjyqtari anësor i ndeshjes Manchester City-Borussia Dortmund në mënyrë të çuditshme i kërkoi sulmuesit Erling Haaland autografin e tij pas përplasjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma.

Haaland nuk ishte në gjendje të shënonte në ndeshjen kundër Man Cityt, por ai dha një asistim në humbjen 2-1 të ekipit të tij në Etihad.

Por, performanca e tij ishte e denjë për një autograf pas ndeshjes.

Ishte gjyqtari anësor, i cili ndoqi superyllin norvegjez të Dortmundit në tunelin e stadiumit për t’i kërkuar autografin.

Gjyqtari i Ligës së Kampionëve nxori kartonët e tij të verdhë dhe të kuq nga xhepi që Haaland të nënshkruante.

Sulmuesi i Dortmundit u ‘detyrua’ dhe u desh të nënshkruante autografin ndërsa u kthye në dhomën e zhveshjes.

Momenti i çuditshëm midis gjyqtarit anësor dhe Haaland bëri që fansat të flasin në internet duke pushtuar rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat