Zidane në bisedë me Del Pieron: Italia dhe Juventusi janë në zemrën time

Futboll

Zidane në bisedë me Del Pieron: Italia dhe Juventusi janë në zemrën time

Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:36
Zidane në bisedë me Del Pieron: Italia dhe Juventusi janë në zemrën time

Zinedine Zidane ka pranuar se ai ende ka ‘dashuri’ për ish-klubin e tij Juventusin dhe nuk do të përjashtonte një kthim të mundshëm kur u pyet.

Duke folur pas fitores 3-1 ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve të martën, Zidane u intervistua nga media italiane.

Ish-bashkëlojtari i tij i Juves, Alessandro Del Piero ishte gjithashtu në telefon dhe Zidane u pyet nëse i mungonte italiani apo Italia më shumë.

“Të dy, Italia është në zemrën time, kam kaluar pesë vjet në Torino dhe Juventusi është ende i rëndësishëm për mua”, ka thënë fillimisht Zidane për Sky Italia, transmeton Telegrafi.

“E ardhmja te Juve? Tani për tani unë jam këtu, do të shohim”, përfundoi trajneri i Real Madridit, duke qeshur me mikun e tij Del Piero.

E ardhmja e Zidane në Real Madrid mbetet e panjohur, dhe komentet e tij të fundit sigurisht që do të tërheqin vëmendjen në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat