Pirlo sfidon Gattuson, dy shqiptarë në fushë

Futboll

Pirlo sfidon Gattuson, dy shqiptarë në fushë

Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:49
Pirlo sfidon Gattuson, dy shqiptarë në fushë

Kanë kaluar gjashtë muaj nga ai 4 tetor 2020, një datë e gdhendur në mendjet e tifozëve të Juventusit dhe Napolit, të cilët, në fillim përjëtuan humbjen në tavolinë të ekipit blu, sepse nuk u paraqit në Torino me urdhrin e ASL.

Më pas çështja kaloi në rrugën gjyqësore, ku u vendos të luhej. Sot, më në fund ka ardhur koha për të vendosur një gur në një nga rastet më të mprehta të viteve të fundit.

Nga gjykatat në terren, “gjyqtari suprem” që do të duhet të japë verdiktin final, pikërisht ajo që ka munguar në këto muaj të paqëndrueshëm.

Një sfidë me aromë europiane, me Ligën e Kampionëve që befas bëhet qëllimi për të mos dështuar të dyja skuadrat. Edhe për “Zonjën e Vjetër”, e detyruar të heqë dorë nga kreu i renditjes dhe titulli, madje edhe më shumë për napolitanët, që duket se janë kthyer në formën e së kaluarës pas një periudhe njollosjeje.

Pirlo gjen treshen McKennie, Arthur dhe Dybala, pas dënimit, por vetëm dy të parët do të jenë në fushë. Amerikani në krahun e djathtë, braziliani në mes të fushës, i çiftuar me Bentancur. Chiesa kompleton mesfushën, me Morata dhe Ronaldo që kompozojnë “tandemin” sulmues.

Demiral u negativizua mbrëmë nga koronavirusi, ndryshe nga Bonucci dhe Bernardeschi, të cilët do të duhet të ngrenë “flamurin e bardhë” për rastin Danilo drejt kthimit në mbrojtje, por në korsinë e majtë, me Cuadrado në të kundërtën. De Ligt dhe Chiellini qëndrojnë përpara portës së Szczesny.

Shumë gjëra të reja për Gattuso, duke filluar nga roli i portierit. Ospina është gati të marrë përsëri vendin e titullarit, pasi kapërceu lëndimin e gishtit të dorës së majtë.

Para do të shohë Koulibaly (i kthyer nga skualifikimi) dhe Rrahmani (favorit ndaj Manolas). Lorenzo dhe Hysaj, mbrojtësit e krahut.

I rikuperuar plotësisht Demme, titullar pranë Fabian Ruiz, ndërsa si “playmaker” do të luajë Zielinski, pas frikës së një pozitiviteti të ri të mundshëm. Së bashku me polakun Lozano dhe kapiteni Insigne. Mertens do të kthehet në qendër të sulmit në vend të Osimhen, i destinuar ta fillojë nga stoli.

Ja formacionet e mundshme:
JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Danilo; McKennie, Bentancur, Arthur, Chiesa; Morata, Ronaldo.
NAPOLI (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Hysaj; Fabian Ruiz, Demme; Lozano, Zielinski, Insigne; Mertens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat