Juventus - Napoli, derbi italian

Futboll

Juventus - Napoli, derbi italian

Më: 7 prill 2021 Në ora: 12:02
Juventus - Napoli, derbi italian

Juventusi i Andrea Pirlos luan pasditen e sotme një pjesë të mirë të fateve të këtij sezoni. Bardhezinjtë presin në Allianz Stadium Napolin, në një ndeshje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë maksimumin pasi në lojë janë objektivat e tyre sezonalë.

12 pikë diferencë me Interin në 10 ndeshje të mbetura janë shumë për Juven që nëse kërkon të ruajë ndonjë shpresë të vogël për të fituar titullin e 10-të rresht duhet të mposhtë sot Napolin dhe të shpresojë te ndonjë hap fals i Interit ndaj Sassuolos në ndeshjen tjetër të prapambetur të Serie A, që do të zhvillohet sot në orën 18:45 në San Siro.

Bernardeschi dhe Bonucci të cilët janë prekur nga COVID-19 janë mungesat e vetme të Juves në sfidën ndaj Napolit, ndërkohë që të kaltrit nuk kanë në dispozicion vetëm Ghoulam. Të dyja skuadrat kanë nga 56 pikë në renditje dhe kjo është sfidë është edhe si një finale për zonën Champions, pasi aktualisht ndajnë mes tyre vendin e 4-t dhe të 5-të.

Napoli e mundi në ndeshjen e fazës së dytë Juven dhe bardhezinjtë duke parë edhe formën e mirë që po kalon skuadra e Gattusos që vjen nga 4 fitore rresht do ta kenë shumë të vështirë të fitojnë këtë sfidë të prapambetur të javës së 3-të të kampionatit. Interi ndërkohë pa Brozovic dhe Bastonin të skualifikuar por edhe Perishiq të dëmtuar do të kërkojë fitoren e 10-të radhazi ndaj Sassuolos në San Siro një kundërshtari që gjithashtu ka mungesa.

Sassuolo në shumë raste ka rezultuar një mace e zezë për zikaltrit por Lukaku me shokë, sot synojnë ta thellojnë në +11 pikë distancën nga Milani i vendit të 2-të dhe për më tepër synojnë fitoren e 10-të rresht në kampionat.

Në këtë mesjavë në ekranin e Supersport nuk mungon as futbolli spanjoll, që vjen me derbin bask Real Sociedad-Athletic Bilbao vetëm pak ditë pas finales së Kupës së Mbretit, ku arriti të triumfonte Sociedad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat