Hysaj propozohet edhe tek Interi

Futboll

Hysaj propozohet edhe tek Interi

Më: 7 prill 2021 Në ora: 12:23
Hysaj propozohet edhe tek Interi

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fundin e këtij sezoni pasi kontrata skadon me klubin e Serisë A.

Rinovimi ka shumë pak gjasa që të vijë për mbrojtësin shkodran, ndërsa në media është përfolur shumë për marrëveshjen paraprake e arritur me Milanin.

Të dy palët kanë dakortësinë dhe kuqezinjtë e pëlqejnë së tepërmi këtë variant pasi do të marrin në vendin e Dalot mbrojtësin me shumë eksperiencë në Serinë A dhe që vjen me parametra zero.

Së fundmi mediat në Itali kanë raportuar se Hysaj i është propozuar edhe Interit.

Por drejtuesit e klubit zikaltër nuk i kanë besuar shumë lojtarit të Shqipërisë, teksa dyshja Marotta-Ausilio kanë vendosur të tjera prioritete për krahun e mbrojtjes sa i përket sezonit të ardhshëm duke ia mbyllur derën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat