Arbitri kërkon autografin nga Haaland

Futboll

Arbitri kërkon autografin nga Haaland

Më: 7 prill 2021 Në ora: 12:42
Arbitri kërkon autografin nga Haaland

Në fushë nuk arriti të shënojë dhe Borusia Dortmundi i tij humbi, me 2-1 ndaj Man. Sitit. Kualifikimi për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mbetet plotësisht i hapur dhe Haaland do të ketë mundësinë ta kompensojë veten në kthim, pas një jave.

Pavarësisht gjithçkaje, ai ende mbetet shënuesi më i mirë i këtij edicioni të turneut më të madh kontinental për klubet.

Fama e një bomberi të vërtetë i paraprin atij kudo, madje edhe në botën e arbitrave.

Menjëherë pas fishkëllimës së trefishtë, sulmuesi norvegjez u filmua nga kamerat brenda tunelit të stadiumit ndërsa po firmoste një autograf në fletoren e ndeshjes për një nga gjyqtarët e ndeshjes (anësorin Hategan), padyshim një nga admiruesit e tij të shumtë.

Një gjest që nuk e skandalizoi aspak Pep Guardiolën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat