Daku: Dua titullin me Ballkanin

Futboll

Daku: Dua titullin me Ballkanin

Më: 7 prill 2021 Në ora: 13:19
Daku: Dua titullin me Ballkanin

Me 26 gola në 27 javë kampionat, Mirlind Daku është surpriza më e bukur e Superligës kosovare në këtë sezon.

Objektivi momental i Dakut është të fitojë titullin kampion me Ballkanin por në një intervistë ai ka zbuluar edhe të ardhmen e tij e cila nuk do të jetë më në Kosovë. Ish lojtari i Kukësit ka bërë me dije se do të rikthehet te Osijek klubi kroat që zotëron kartonin e tij, për t’u transferuar diku tjetër.

“Unë do të jap maksimumin tim që t’i arrijmë objektivat me Ballkanin.

Pas përfundimit të sezonit do të kthehem te Osijeku. Ka pasur oferta nga disa skuadra, por duhet të bisedojë me trajnerin dhe klubin dhe ka mundësi që të transferohem diku tjetër”, u shpreh Daku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat