Llapi e ‘ngrinë’ Prishtinën dhe shumë afër finales së madhe

Futboll

Llapi e ‘ngrinë’ Prishtinën dhe shumë afër finales së madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2021 Në ora: 16:58
Januzi

Llapi nga Podujeva e ka befasuar Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke e mposhtur me rezultat 3:2 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi e ‘ngrinë’ Prishtinën dhe shumë afër finales së madhe.

Kryetrajneri Tahir Batatina bëri befasi dhe me këtë rezultat janë shumë afër finales, por që e kanë edhe një ndeshje, të kthimit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Për Llapin shënuan: Ahmed Januzi (6’ e 59’), Kushtrim Shabani (62’) dhe për Prishtinën Albin Prapashtica (66’), Mërgim Pefqeli (90'). 

Prishtina ka komplikuar shumë punët me këtë humbje por që shpresojnë se do ta përmbysin këtë epërsi në Podujevë.

Llapi i konvenon edhe barazimi edhe humbja me rezultat minimal (0:1, 1:2) që të kualifikohet. Ndeshja e kthimit luhet pas dy jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat