​Zidane iu përgjigjet spekulimeve në lidhje me punën e trajnerit tek Juventusi

Futboll

​Zidane iu përgjigjet spekulimeve në lidhje me punën e trajnerit tek Juventusi

Më: 7 prill 2021 Në ora: 17:20
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane ka shprehur admirimin që e ka drejt gjigantit italian Juventus, pas spekulimeve të shumta që po e lidhin francezin me detyrën e trajnerit tek “Zonja e Vjetër”.

Viti i parë i Andrea Pirlos si trajner i Juventusit nuk është duke kaluar më së miri, ku momentalisht skuadra e tij pozicionohet në vendin e katërt në tabelën e Serie A dhe është në rrezik që mos të kualifikohet sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Zidane ishte pjesë e Juventusit për pesë vite, ku fitoi dy tituj të Serie A dhe disa trofe të tjerë, para se t’i bashkohej Real Madridit në vitin 2001, dhe tani francezi nuk e ka mohuar mundësinë që të bashkohet me “Zonjën e Vjetër”.

“Të dyja, Italia është në zemrën time, kam kaluar pesë vite në Torino dhe Juventusi është ende i rëndësishëm për mua”, tha Zidane për “Sky Italia”.

“E ardhmja ime tek Juventusi? Tani për tani jam këtu, do të shohim se çdo të ndodhë”, shtoi trajneri francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat