Dallku: Jemi të kënaqur për fitoren

Futboll

Dallku: Jemi të kënaqur për fitoren

Më: 7 prill 2021 Në ora: 17:52
Dallku: Jemi të kënaqur për fitoren

Skuadra nga Klina, Dukagjini sot shënoi fitore si mysafire e Istogut me rezultatin 1:2, një rezultat që i jep përparësi të madhe “Hithave” për ndeshjen e kthimit.

Pas ndeshjes, Armend Dallku u shpreh i kënaqur me fitoren e arritur sot, por shtoi se ende asgjë nuk ka përfunduar.

“Në radhë të parë dua që t’i përgëzoj të dy ekipet për luftën e treguar në këto kushte. Jemi të kënaqur për fitoren, por asgjë nuk ka përfunduar, pasi që kemi edhe një ndeshje për të arritur në finale.

Tani do të futem në dhomat e zhveshjes dhe do t’ua bëj me dije këtë futbollistëve” – tha trajneri i Dukagjinit për “Art Sport”, duke shtuar: “E kam thënë edhe para ndeshjes që nuk nuk preferoj ndonjë skuadër për në finale, pasi që duhet fillimisht ne ta kryejmë punën tonë, pastaj të mendojmë për kundërshtarët”.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit mes Dukagjinit dhe Istogut zhvillohet më 21 prill në stadiumin “18 Qershori” të Klinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat