Reagojnë ashpër legjendat e Kosovës për turneun ‘Domi – Rama’ 

Futboll

Reagojnë ashpër legjendat e Kosovës për turneun ‘Domi – Rama’ 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2021 Në ora: 18:50
Domi e Rama

Me shkrimin e djeshëm në gazetën kombëtare “Bota sot”, me titull: “’Domi - Rama’, një turne i harruar”, kanë reaguar disa legjenda të futbollit të Kosovës, si Xhevdet Muriqi, Esat Mehmeti (ish portier i mirënjohur), Arbnor Morina, Faruk Domi, Ibrahim Domi, Xhevat Kurti etj. 

Faton Domi dhe Favzi Rama, pjesën më të mirë si futbollist e kaluan në klubin me renome Prishtina, një periudhë në ligën e dytë dhe pastaj në ligën e parë ish jugosllave në vitet e 80-ta.

Domi – Rama, humbën jetën tragjikisht me 22 nëntor të vitit 1987 pikërisht në fshatin Volljakë të Klinës. 

Rama luante për Lirinë e Prizrenit në vitin 1987 dhe Domi për Vëllaznimin e Gjakovës. 

Image

Xhevdet Muriqi

Iniciator i turneut përkujtimor “Domi – Rama” ka qenë Arbon Desku në vitet e 90-ta. Desku ishte kryetar i klubit të futbollit Dukagjini të Klinës (kampion i Kosovës në vitin 1993) dhe pastaj edhe nënkryetar i KF Prishtina.

Ka kohë që ky turne është lënë në harresë, ku kanë marrë pjesë Prishtina, Liria, Vëllaznimi dhe Dukagjini. 

Xhevdet Muriqi, bashkëlojtar me Domin dhe Ramën në vitet e 80-ta, tha se gjithmonë do t’i kujtoj dy emrat e mëdhenj. 
“Së pari i kujtoj me mall dy shokët e mi dhe bashklojtarët e mi, që kaluam një kohë të gjatë së bashku ne klubin tim Prishtina në atëkohë. Dhe atëkohë s’do ta harroj kurrë. 

Të gjithë ne kemi një përgjegjësi për turneun memorial ‘Rama – Domi’. Por përgjegjësinë duhen ta kenë edhe ata që e mbështetën dhe e organizuan këtë turne. Në fillim mendoj për FFK-në dhe klubin tim Prishtinën. Sido qoftë un s’do t’i harroj kurrë dhe deri sa të jam gjallë do t’i kujtoj me mall’, komenton Muriqi. 

Edhe vëllai i të ndjerit Faton Domi, Ibrahimi, ish futbollist i mirënjohur ka reaguar:  “Unë jam familjar por duhet ta komentoj se edhe vet kam qenë akter i turneut i cili u mbajt në ditët më të vështira të okupimit. Po e shfrytëzoj rastin ti falënderoj të gjithë ata lojtar kryesi të klubeve që ju përgjigjen ftesës për të mbajtur turneun ‘Domi – Rama’ e mos ta harrojmë Arbon Deskun i cili kontriboj më së shumti”. 

Image

Ibrahim Domi

Ish futbollisti Patrik Doçi ka komentuar kësisoj: “Ibrahim Domi, në këtë turne pas lufte debutova me ekipin e KF Liria kundër Prishtinës në Klinë, nuk duhet lënë këta legjenda Rama & Domi në harresë”. 

Image

Patrik Doçi

Arbon Desku, veprimtar i madh sportiv, iniciatori i turneut në vitet më të rënda, në kohën kur jeta ishte në rrezik nga regjimi, serb, tregon një detaj interesant.

Image

Arbon Desku

“Më kujtohet dita kur erdha të kërkoj lejen të familja Domi për organizim të turneut, të njëjtën leje e kërkuam edhe nga familja Rama, isha më të ndjerin Mark Përnokaj. FFK e atëhershme me shumë kënaqësi e aprovuan dhe e futen në kalendar të Federatës. Shpresojmë se me vullnetin e mirë të njerëzve të mirë prapë të rifilloj turneu dhe të vazhdoj edhe pas nesh. Me mban shpresa dhe ma thotë parandjenja se do të jemi prapë së bashku në turneun memorial ‘Rama-Domi’”, komenton Desku. 

Ka reaguar edhe ish mbrojtësi më i mirë që ka pasur Kosova në vitet e pasluftës, Xhevat Kurti: “E vërteta e hidhur!”.

Image

Xhevat Kurti

Arbnor Morina, Ish futbollist i mirënjohur dhe i gjeneratës së artë të Prishtinës, në kohën e kapitenit Fadil Vokrri, shpërthen. “A thua skuqet dikush me këtë harresë? 

Shumë gjëra po mundohen të harrohen, por shpejtë kanë me u demasku “harrestarët”. Respekt për të gjithë vëllezërit e mi të gjeneratës 1983 dhe 1991”, komenton Morina.

Image

Arbnor Morina

Shaban Maloku, ush futbollist, komenton: “Për kujtimet e dy Legjendave të gjeneratës së artë të Prishtinës për Domin dhe Ramën”.

Image

Shaban Maloku

Faruk Domi, legjenda e futbollit, e quan turp. “Është turp i madh për FFK -ën dhe KF Prishtina që për këta dy kolosët e futbollit të Kosovës të mos gjendet hapësira për futjen në kalendarin e tyre një turne tradicional memorial ‘DOMI – RAMA’. Këta dy futbollist të gjeneratës së artë të KF PRISHTINA e kanë merituar”, komenton Domi.

Image

Faruk Domi

Esat Mehmeti, ish portier i gjeneratës së artë, është i habitur, duke shkruar: “Edhe unë, ti... kemi faj! Mjerë ai popull që e harron të kaluarën e vet....

Image

Esat Mehmeti

Fëmijët tanë do të na gjykojnë me arsye. Edhe ne shokët e gjallë të Fevzit e Fatonit për rininë e sotit jemi të vdekur...!?”.
Hasan Shala, veprimtar sportiv, tha se turpi nuk ka brirë. “Turpi nuk ka brira!!!? Ka emër dhe mbiemër nga se për ta do duhej të ishte përkujdes klubi ku e dhanë më së shumti kontributin këto legjenda. Një pjesë të fajit e kemi edhe ne andaj nuk do ishte befasi nëse skuqemi sado pak dhe nëse dikush na e bën me dije se ja këta ishin shokët e legjendave.

Image

Hasan Shala

Pajtohem plotësisht se sot sportin e udhëheqin turli turlish dhe se ndoshta vjen një e nesërme më e mirë dhe se do përkujtohen legjendat e të gjitha profileve të sportit që në një mënyrë do ishte satisfaksion për pasardhësit e tyre!”, komenton Hasani.
Ish hendbollisti dhe trajner i të rinjve të Prishtinës,

Shefqet Hasani, është i befasuar. “Po më duket në përgjithësi ne si popull jemi të prirë të mos jemi sa duhet mirënjohës me punën e veprat e mira të trashëguara dhe nuk kemi qëndrueshmëri, dhe shprehi të gjatë në ruajtjen dhe kultivimin e tyre...!

Image

Shefqet Hasani

Por edhe gjeneratat e vjetra , e ato të reja: duhet ditur dhe mbajtur në mendtë: s’e nëse nuk dimë dhe nuk mësojmë ta shkruajmë historinë dhe ta respektojmë të kaluarën! Jo vetëm në sporte, do ta vëmë në lajthitje dhe dyshim edhe të ardhmen dhe perspektivën e vlerave vendore dhe kombëtare”, komenton Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat