Lajme të mira për Josën

Futboll

Lajme të mira për Josën

Më: 7 prill 2021 Në ora: 19:03
Lajme të mira për Josën

Ndeshja e kësaj jave në Kategorinë Superiore do të jetë një finale e mirëfilltë për skuadrën e Kukësit. Shanset e verilindorëve për të arritur Europën janë minimale pas rezultateve të fundit, por për ekipin e drejtuar nga Mirel Josa, duhet një shtysë më shumë edhe për të evituar përfshirjen në luftën për mbijetesë.

Ndaj sfida e kësaj jave ndaj Kastriotit, skuadrës që e ndjek në renditje, bëhet kështu një finale e mirëfilltë për këtë skuadër. Megjithatë, trajneri Mirel Josa ka marrë lajme të mira pasi më në fund do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët për duelin e fundjavës dhe të gjithë janë në formë optimale, siç konfirmoi sot klubi.

Kjo është një mundësi e mirë për trajnerin që të përdorë çdo armë që ka në dispozicion, duke kërkuar një reagim nga ekipi pas kritikave që me të drejtë janë bërë në javët e kaluara për lojtarët e verilindorëve.

Çdo hap i gabuar nga tani e tutje do të ishte fatal për Kukësin, që sheh t’i largohet gjithnjë e më shumë Europa në atë që është padyshim sezoni më i dobët që kur skuadra është ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat