Zbulohet premio për futbollistët e Llapit, ja sa para do të marrë secili nga ta

Futboll

Zbulohet premio për futbollistët e Llapit, ja sa para do të marrë secili nga ta

Më: 7 prill 2021 Në ora: 19:16
Zbulohet premio për futbollistët e Llapit, ja sa para do të marrë secili nga ta

Skuadra e Llapit ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Prishtina, në kuadër të gjysmëfinales së parë në Kupën e Kosovës.

Llapjanët kanë triumfuar me rezultat 2-3, në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Golat për ekipin nga Podujeva i shënuan Ahmed Januzi 2x (6’ dhe 59’) dhe Kushtrim Shabani (62’), kurse për ‘bardhekaltërit’ realizuan Albin Prapashtica (66’) dhe Mërgim Pefqeli (91’).

Për triumfin ndaj Prishtinës secili futbollist i skuadrës së Llapit do të shpërblehet me nga 500 euro premia.

Këtë e ka bërë të ditur për “inFokus”, kryetari i klubit të Llapit, Beqir Batatina.

“Për fitoren e madhe ndaj Prishtinës, secili futbollist i Llapit do të shpërblehet me nga 500 euro premia”, ka deklaruar Batatina.

Ndeshja kthyese mes Llapit dhe Prishtinës zhvillohet pas dy jave në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat